English

Raundi i tretë zgjedhor, angazhohen 800 policë

Prizren, 30 janar, NOA - Raundi i tretë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, i cili pritet të mbahet ditën e nesërme, në komunat e Prizrenit dhe Lipjanit, parashikohet të angazhojë plot 800 forca policore për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e tij. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, sipas të cilëve gjatë ditëve të fushatës nuk ka pasur asnjë incident, kurse fletëvotimet kanë arritur në Kosovë dhe janë duke u ruajtur prej tyre.

Sipas të dhënave, fletët e votimeve të cilat do të përdoren për votime ditën e diel, janë shtypur në Slloveni, ndërsa tani gjenden në depon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, materialet zgjedhore janë duke u shpërndarë në depot e komisioneve komunale të Prizrenit dhe Lipjanit.

n.e/NOA

KOMENTE