English

Rusmajli: Loja e PS me Gjykatën Kushtetuese

"Ka një parim themelor kushtetuta shqiptare, parim te cilin të gjitha këto vendime të gjykatës kushtetuese e ruajnë dhe e mbrojnë. Parimi që drejtësia jepet ekskluzivisht nga gjykatat e vendit, parimin që nuk ka asnjë mundësi dhe as instrument, por veçse një gjykatë më e lartë që mund të hedhë poshtë vendimet e gjykatave"

Tiranë, 30 janar NOA - Deputeti demokrat Ilir Rusmajli vlerëson se Partia Socialiste ka luajtur dhe po vazhdon të luajë me Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e saj kurse theksoi se në të kundërt, mazhoranca aktuale edhe tani dhe kur ishte në opozitë është pajtuar me vendimet e gjyqësorit pavarësisht nëse ishin apo jo pozitive për të.

Më poshtë gjenden të zbardhura pyetjet dhe përgjigjet e Rusmajlit:

Duke iu referuar pikës 7 të rezolutës, zoti Rama me të njëjtat fjali që ju thatë, tha se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe se ato vendime nuk kundërshtojnë rinumërimin e votave, hapjen e kutive pra. Sipas zotit Rama nga ky rast nuk behet më fjalë për rishpërndarje mandatesh, por garantimin e zgjedhjeve te ardhshme?

Besoj që është mirë që të sjellim në vëmendje sa herë që diskutojmë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kontekstin historik të tyre. Kur janë marrë vendimet e gjykatës kushtetuese, partia demokratike ka qenë në opozitë. Në atë kohë Partia Socialiste i ka përshëndetur fort ato vendime. Ne i kemi respektuar sepse ne respektojmë shtetin ligjor, ne respektojmë hierarkinë e ligjeve, ne respektojmë gjykatën, sovranitetin në gjykim të Gjykatës Kushtetuese. Sot zoti Rama përpiqet t'i lexojë ndryshe nga ç'janë në të vërtetë. Ka një parim themelor kushtetuta shqiptare, parim te cilin të gjitha këto vendime të gjykatës kushtetuese e ruajnë dhe e mbrojnë. Parimi që drejtësia jepet ekskluzivisht nga gjykatat e vendit, parimin që nuk ka asnjë mundësi dhe as instrument, por veçse një gjykatë më e lartë që mund të hedhë poshtë vendimet e gjykatave. Pretendimi i zotit Rama bie menjëherë poshtë sapo të konstatoni që të gjitha kërkesat ose pjesa kryesore e kërkesave të zotit Rama, lidhet drejtpërdrejtë me konkluzionet përfundimtare të vendimeve të gjykatës, të kolegjit zgjedhor, p.sh me numërimet në Berat, me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Berat apo me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Fier. Drejtpërdrejtë kërkesat që zoti Rama përpiqet sot e gjithë ditën ti përsërisë gati në mënyrë automatike kanë marrë përgjigje të drejtpërdrejtë dhe përfundimtare nga gjykatat shqiptare. Prandaj kërkohet të hapet komisioni hetimor, por komisionit hetimor nuk i lejohet kurrsesi që të prishë vendimet e gjykatave, sepse është jashtë funksioneve të veta kushtetuese, dhe këtu nuk ka asnjë lloj ekuivoku, këtu nuk ka asnjë lloj paqartësie.

Nëqoftëse do të ngrihet ky komision hetimor, pavarësisht se zoti Rama ka kërkuar si kusht kryesor hapjen e kutive. Çfarë do të ishte objekti, çfarë do të hetojë, nëqoftëse nuk do të hapeshin kutitë?

Do të hetohet në përputhje me të gjitha proregativat që kanë komisionet hetimore për të hetuar mbi çështjet, mbi fenomenet, mbi problemet, mbi zbatimet e ligjit. Nuk e ka kundërshtuar zoti Berisha, e kundërshton kushtetuta e vendit, nuk e kundërshton zoti Berisha, e kundërshton gjykata kushtetuese e Shqipërisë, nuk e kundërshton zoti Berisha, e kundërshton Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës një gjë tillë. sigurisht që njeriu është i lirë që të mos dëgjojë asnjë zë dhe asnjë autoritet, asnjë opinion dhe asnjë institucion, sepse nuk mund të detyrohet të pranojë arsyen e ligjit, do të pranojë arsyen e institucioneve, të arsyen e rregullave. Por gjithsesi kjo nuk na obligon ne që të pranojmë Pse nuk ishit entuziast për rolin e presidentit si ndërmjetësues?

Unë besoj se kjo ka qenë ndoshta në mënyrë të pavullnetshme një lexim i gabuar më vjen keq ta them ndoshta nga përfaqësues të medias, sepse konteksti i amendamenteve që ne propozuam në Asamble ka qenë pikërisht që të koncentrohen të gjitha përpjekjet, dhe të jepet e gjithë ndihma e asamblesë parlamentare e Këshillit të Evropës, presidentit të Republikës, me qëllim që ai brenda kuadrit që përcakton rezoluta të mund të eksploronte zgjidhjen. Ka pasur një keqinterpretim për të cilin un jam i gatshëm ta përgënjeshtroj përmes kësaj konference shtypi. Më tej pastaj teksti i rezolutës është shumë i qartë, pika 10 e rezolutës përcakton kërkesën për t'iu drejtuar Presidentit të Republikës që ai mund të ndërhyjë për të eksploruar mundësitë e zgjidhjeve, jo vetëm kaq por pika 10/1 thotë asambleja parlamentare i kërkon Presidentit të Republikës çfarë ndihme pret ai nga ne në këtë proces negocimi, dhe pikërisht këto gjëra ne kemi kërkuar të jenë pjesë thelbësore e rezolutës, efekti i këtij roli të mos hollohej po e quaj unë, nëpërmjet ndërhyrjes së organizmave të tjera. Megjithatë asambleja në këtë rast vendosi që bashkë me këtë përpjekje të ketë dhe përpjekje të tjera dhe neve nuk jemi të keqardhur për këtë. Ne donim vetëm të koncentrohej zgjidhja tek institucionet shqiptare.

Cilat janë sipas jush mjetet e kryetarit të shtetit për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës politike?

Unë besoj që presidenti në çdo Republikë Parlamentare ka një mjet fondamental, fjalën, fjalën e urtë dhe presidenti i republikës e ka këtë mundësi në çdo lloj rrethane. I takon atij të eksplorojë, i takon atij të hulumtojë brenda spektrit politik shqiptar, brenda ambientit politik shqiptar, i takon atij të theksojë publikisht ato mesazhe që theksohen dhe në rezolutë, i takon atij të thotë që nuk goditet Kushtetuta e vendit nëpërmjet rrugës, nuk goditen institucionet e vendit nëpërmjet protestave, i takon atij të thotë që bojkoti në një vend si Shqipëria është i dëmshëm, siç e thotë asambleja parlamentare nëpërmjet rezolutës së vet. Dhe sigurisht është ai që duhet të bëjë përpjekjet që t'i thërrasë të paarsyeshmit drejt arsyes.

e.r/NOA - Më shumë mbi argumentin:

Rezoluta e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë

PS: Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për t'u tallur ndryshe nisim protestat

KOMENTE