English

Thithja e kohës moderne

Kombi shqiptar po fillon të kuptojë dalëngadalë se edhe përkundër humbjeve të mëdha që pësoi gjatë historisë tani ka filluar një proces i rëndësishëm historik ai i natyralizimit (bashkimit) të tij duke u integruar në familjen evropiane dhe kështu duke u bërë një faktor i rëndësishëm në këtë familje të madhe dhe me gjerë

Gjon Keka*

Antagonizmi midis shqiptarëve autokton të Kosovës dhe serbëve ardhacak ka rrënjët që datojnë që nga mesjeta. Këto tensione kanë shpërthyer në dhunë në shkallë të ndryshme që janë përfshirë që nga atëherë e deri në fundvitet '90 dhe përfundimit të luftës së tmerrshme gjenocidale ndaj popullit të Kosovës.

Kështu që edhe sot pas ca viteve nga dalja e Ballkanit nga luftërat e përgjakshme dhe fillimit të epokës së demokracisë dhe integrimeve, Serbia mbetet një rrezik permanent dhe një shtet problematik i cili është bërë nëna e jostabilitetit dhe nacionalizmit të kuq në gadishullin ballkanik.

Slogani i përsëritur i saj(politikës serbe) tanimë më i ditur edhe botërisht në aspektin negativ sipas të cilit "Kosova gjoja se është djep i kulturës serbe" nxjerrë sërish para tërë botës gënjeshtrën më të madhe të historisë së popullit ardhacak serb që nga krijimi i tij si popull.

Duke ditur se lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në siujdhesën Ballkanike kanë krijuar një faqe më të detajuar të të drejtave të kombeve dhe të historisë së tyre karshi popujve tjerë të ardhur brenda këtij gadishulli nga dyndjet e mëdha gjatë historisë.

Ndërsa e tërë faqja e kësaj siujdhese problematike doli në shesh aty ka mesi respektivisht fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, ngase kombet dhe popujt që jetonin kishin zbuluar në vetvete diçka të re, diçka që do çlironte kombet nga zgjedha e ideologjive(social-komuniste) dhe doktrinave (naçertaninë dhe sëmundjet e nacionalizmit serb) false të ndërtuar mbi kurrize të njëri tjetrit dhe mbi iluzione.

Kjo e re quhej liri, demokraci dhe vetëvendosjes të kombeve gjë që trazoj në tërësi ujin e turbullt të kësaj siujdhese dhe nxori sheshit burimin e ujit që rridhte nga gjeneza dhe historia e së drejtës së kombeve autokton për të jetuar në liri, demokraci dhe mëvetësinë e saj duke mos qenë e ndikuar dhe e lidhur për asnjë fije me gënjeshtrat dhe pjellat e kohës që prodhuan ideologji dhe mbajtje të kombeve autoktone nën skllavërinë e pushtimeve dhe pushtuesit.

Sidoqoftë Ballkani si i tillë më një histori trishtuese dhe me një vel që ende rri mbi kokën kësaj siujdhese, kanë filluar të ndodhin disa procese pozitive që dalëngadalë po e çlirojnë këtë lëmsh dhe këtë mallkim duke i dhënë hapësirë proceseve që kanë si qëllim mbjelljen e demokracisë së shëndosh, me anë të përkrahjes së vazhdueshme të shteteve me traditë demokratike siç është SHBA, BE dhe shtetet e kombeve të bashkuara në tërësi.

Përkrahja e këtyre kombeve demokratike në nxjerrjen e Ballkanit nga kriza e saj e brendshme dhe nga luftërat e përgjakshme bëri që kjo siujdhesë të filloj procesin e shikimit të vetvetes në pasqyrën e historisë, pastaj futjen e rrënjëve të demokracisë në kapilarët e kombeve dhe fillimin e ndërtimit të rrugës së integrimeve në strukturat euroatlantike.

Kështu me një fjalë mund të themi se siujdhesa ballkanike pas përfundimit të luftërave ka filluar të thithë kohën moderne, të bëhet pjesë e proceseve demokratike të kombeve si dhe të hyjë në procesin e ndërtimit të rrugës së përbashkët të integrimeve, kjo tregon se thithja e kohërave perandorake (otomanizmit) dhe mesjetare (bizantinizmit) ka mbaruar dhe se tani po fillon një etapë e re dhe një rrugë e re ajo e zhvillimit dhe e demokratizimit të kombeve, por jo vetëm e demokratizimit por edhe e mbajtjes në nivel të kohës përpjekjet e kombeve në rrugëtimin e tyre drejtë së ardhmes së përbashkët.

Kështu me deklarimin e Kosovës shtet të pavarur e cila ishte edhe çështja e fundit e pazgjidhur në këtë rajon problematik tani po vjen koha e faktorizimit dhe e ngritjes së peshës në histori të kombit Shqiptar në përgjithësi.

Kombi Shqiptar po fillon të kuptojë dalëngadalë se edhe përkundër humbjeve të mëdha që pësoi gjatë historisë tani ka filluar një proces i rëndësishëm historik ai i natyralizimit (bashkimit) të tij duke u integruar në familjen evropiane dhe kështu duke u bërë një faktor i rëndësishëm në këtë familje të madhe dhe me gjerë.

Dhe krejt në fund ajo që më së shumti është duke e penguar Ballkanin e ri që të ecë drejtë proceseve të demokratizmit dhe integrimit është politika dhe diplomacia e gabuar dhe qorre serbe, ajo dëshiron që të rikthejë të kaluarën e tmerrshme në tryezën e shekullit XXI dhe kështu të krijojë një imagjinatë të re të rikthimit të ëndrrave dhe doktrinave të errëta të tyre në siujdhesën ballkanike.

Pikërisht kjo politikë e gabuar e shtetit serb karshi Kosovës dhe vendeve tjera fqinje ka bërë që sot ky vend të mbjellë në Ballkan një mur të ndarjeve dhe të pengesave në rrugën e demokracisë, zhvillimit, pajtimit të popujve si dhe integrimeve të popujve drejtë bashkimit evropian. Shteti serbe duke ditur se Kosova (shih Dardania e lashtë) kurrë nuk ka qenë pjesë e saj e lëre më tokë e saj duke ditur se populli ardhacak serb ka ardhur në siujdhesën ballkanike aty ka h shekulli VII, mundohet që të përfitoj në kurriz të saj sa më shumë si dhe të bllokoj atë(Kosovën) në të gjitha proceset e zhvillimeve dhe rrugës së saj të re.

Thjeshtë politika serbe po përdor metodën e saj të divide et impera e cila me anë të vendosjes së strukturave paralele të saj në Kosovë ta mbajë në tension gjithnjë Kosovën dhe popullin në përgjithësi dhe kështu më pas duke e shndërruar Kosovën në një Qipro të dytë, gjë që nuk do të ndodhë dhe nuk do i realizohet kjo ëndërr e kërkuar në iluzionet e saj të fillimit shekullit XXI.

Edhe përkundër këtyre përpjekjeve të dështuara të politikës dhe diplomacisë serbe në bllokimin dhe ndaljen e hovit të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës për të ndërtuar institucione demokratike të fuqishme, pastaj një shtet juridik dhe të përgatitjes së saj për rrugën e integrimeve euroatlantike, Kosova me ndihmën e miqve të saj dhe kombeve demokratike do të arrij t'i kapërcej edhe këto pengesa dhe gurë rrugëve që po i hedh në tërësi politika dhe diplomacia serbe e strucit.

Siujdhesa ballkanike është kontributor i rëndësishëm i vlerave të kulturës dhe civilizimit evropian prandaj rruga e tërë kësaj siujdhese është e qartë integrimi i saj në familjen e lashtë të saj evropiane.

Tanimë është e ditur se asnjë pengese nuk mund ta ndalë këtë rrugëtim të saj drejtë zhvillimeve të reja dhe integrimit në këtë sistem të vlerave perëndimore.

(*) Dërguar nga autori, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

KOMENTE