English

Vajzat e trotuareve, në BE prin Rumania

Romë, 30 Janar - Numri më i madh i femrave që merren me prostitucion në BE vijnë nga Rumania, treguan rezultatet e anketës së fundit të kryer në disa vende evropiane. Sipas hulumtimit të Tampep BE, menjëherë pas rumuneve radhiten punëtoret e seksit nga Rusia dhe Bullgaria.

rreth 70 për qind e prostitutave në 27 vende të BE vijnë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, përfshirë vendet ballkanike dhe baltike, ndërkaq rreth 12 për qind vijnë nga Afrika, Amerika Latine dhe Karaibet. Sipas hulumtimit, numri më i madh i prostitutave në BE janë emigrante. /express/

KOMENTE