English

Vodhën 5 dyqane dhe 1 lokal, kapen dy bashkëpunëtorët

Korçë, 30 janar, NOA - Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, forcat e policisë së Korçës kanë mundur të arrestojnë në flagrancë dy persona, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin në disa vjedhje. Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për Agjencinë e Lajmeve NOA tregon sesi të ndaluarit janë me inicialet M.SH, 17-vjeç dhe K.R, 19 vjeç, që të dy banues në Korçë dhe të dënuar disa herë më parë për veprën penale të vjedhjes.

Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur 5 dyqane dhe një lokal gjatë këtyre 2-3 muajve të fundit në qytetin e Korçës.

Ndërkaq, forcat policore konfirmojnë se dy të ndaluarit, për të kryer vjedhjet e tyre janë bashkëpunuar edhe me personin me emrin F.Like, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, për të cilin po punohet për kapjen e tij.

U kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes me thyerje", e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE