Tiranë, 30 janar, NOA Nga Milena Selimi - Në fundjavë në Teatrin e Metropolit vjen bashkëpunimi gjermano-shqiptar me letërsi, me dashuri, me muzikë, me kafe, me argëtim dhe sigurisht plot me xhelozi. Një shfaqje interesante që sjell në skenën e këtij teatri trupat teatrore të studentëve të Universitetit te Tiranës dhe të atij të Durrësit. Studentët-aktorë pyesin: "A ju pëlqen gjella me shumë kripë ? Apo, sipas jush, kripa nuk është e shëndetshme? Nëse keni dëshire të mendoni rreth këtyre çështjeve, atëherë jeni përzemërsisht të ftuar në teatrin tonë".
Ju pret një përzierje e larmishme tekstesh të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë dhe gjermanë, si dhe një përzierje dialogjesh dhe poezish nga vetë studentët.
Nuk është hera e parë që trupa studentore tentojnë të sjellin në skenë ide dhe koncepte të reja në lidhje me muzikën, letërsinë, teatrin.
Shfaqje të tilla ndihmojnë jo vetëm studentët në një afërsi me artin dhe teatrin, por njëherësh tregojnë për një vazhdimësi të bashkëpunimit kulturor gjermano-shqiptar.
Shfaqjet - Hyrja falas
E Shtunë, 30.01.2010, ora 19:00, Teatri i Metropolit, Tiranë
E Dielë, 31.1.2010, ora 19:00, Teatri i Metropolit, Tiranë
E Martë, 02.02.2010 ora 18:00, Pallati i Kulturës, Durrës