English

Zakeroni vjen me ndryshime në formacion

Torino, 30 Janar NOA - Duket se me ardhjen e Alberto Zakeronit, Juventus do të ndryshojë dhe formacionin e saj ku vihet re ndryshimi në mbrojtjen e ekipit pasi ajo do të përbëhet nga tre lojtarë.

Moduli me të cilin tekniku bardhë e zi do të luajë duket se do të jetë 3 - 4 - 1 - 2, gjë që do i japë mundësi brazilianit Diego të luajë pas dy sulmuesve të cilët do të jenë Iaquinta dhe Trezeguet kur të rikthehen pasi kujtojmë që ata po vuajnë dëmtimet respektive.

Ndërsa për sa i përket mbrojtjes që tashmë do të bëhet nga vetëm tre lojtarë, në krahë të saj do të luajnë Chiellini dhe Caseres ndërsa në qendër do të luftojnë për një vend Legrotalie dhe Canavaro.

Mesfusha do të vijojë më tej me pjesën mbrojtëse të saj ku mendohet se do të jenë Sissoko dhe F. Melo ndërsa në krahë të saj Camoranesi që po vuan një dëmtim dhe Marchisio, pa harruar këtu dhe lojtarët e tjerë zëvendësues si Candreva, Salihamidzic dhe De Ceglie të cilët kanë tipare mbrojtëse në mesfushë.

Gjithçka është e shkruar vetëm në letër pasi Zakeroni do të shohë dhe se si do të sillet skuadra e tij në fushën e lojës dhe më pas do të vendosë se kush do të jetë zgjedhja e duhur.

r.b/NOA

KOMENTE