Tiranë, 31 janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka akuzuar kreun e opozitës Edi Rama si përgjegjës kryesor të krizës politike në vend, ndërsa theksoi se dialogu mes pozitës dhe opozitës nën drejtimin e presidentit të Republikës, mund të funksionojë vetëm nëse kërkesat nuk janë antikushtetuese.
Meta i quajti si jo të sinqertë qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj rezolutës së KiE-së.
"Shqipëria do të ecë në rrugën e estabilitetit. Shqipëria nuk mund të eci përpara duke shkelur Kushtetutën", deklaroi Meta.
Ndërkohë ai ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, duke e cilësuar atë një vendim që nuk diskutohet.
k.k/NOA