English

Projektbuxheti amerikan për vitin 2011 do të jetë 3.8 bilionë dollarë

Uashington, 31 janar NOA - Presidenti amerikan Barack Obama do të prezantojë të hënën një projektbuxhet shtetëror për vitin 2011 në limitin prej 3.8 bilionë dollarësh. Ministria e Energjetikës, autoritetet e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes mund të presin më shumë mjete financiare nga projektbuxheti i ri.

Por sipas draft-buxhetit, në të gjitha ministritë e tjera do të bëhen shkurtime, thuhet në një publikim sot, të gazetës "New York Times".

Obama ka paralajmëruar të mërkurën në fjalimin e tij drejtuar kombit se do të ngrijë për tre vjet disa shpenzime shtetërore në mënyrë që deri në vitin 2020 të jenë kursyer rreth 250 miliardë dollarë.

KOMENTE