Tiranë 31 janar NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka reaguar sot për deklaratën e ministrit të Jashtëm, Ilir Meta i cili u shpreh sot se kreu i socialistëve, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për krizën politike në vend, ndërsa theksoi se Berisha po mban bojkotin duke refuzuar dialogun.
"Sot doli sërish Ilir Meta, që deri dje kërkonte vota për të larguar Sali Gërdecin.
Doli sot për të nxjerrë gjuhën e Saliut nga goja e tij, duke përsëritur të njëjtat justifikime që dëgjojmë çdo ditë kundër transparencës së zgjedhjeve.
Ne i përsërisim Sali Berishës, të mos e rëndojë krizën, por ta lexoj mirë alarmin ndërkombëtar për rrezikun e destabilizimit të vendit dhe të angazhohet personalisht dhe publikisht për tryezën e dialogut të Presidentit" tha Xhaçka e cila shtoi se duke refuzuar dialogun, Sali Berisha po mban bojkotin dhe po thellon krizën që ka mbërthyer vendin.
k.k/NOA