English

Vrasja e tre vëllezërve, irritohen banorët e Vidohovës, në proteste për kapjen e autorit

Korçë, 31 janar NOA - Vrasja e tre vëllezërve jo vetëm që ka shokuar banorët e fshatit Vidohovë në Devoll po ka irrituar atë të cilët kanë kërkuar kapjen e autorit të krimit i cili dyshohet të jetë Besim Karaj, dhëndër në këtë fshat.

Madje banorët e fshatit Vidohovë kanë zgjedhur protestat për të detyruar policinë të kapë sa më parë autorin e masakrës që tronditi dy ditë më parë opinionin publik.

Vrasje e tre vëllezërve, Tualant Xhulian dhe Etlevan Mulliri të moshës, 23, 20 dhe 18-vjeçare pavarësisht motivit të saj ka shkaktuar "revoltë" të banorët e zonës të cilët ka reaguar sot me protesta për të kërkuar arrestimin e autorit të krimit makabër.

Banorët kanë dalë sot në sot në rrugën që lidh Bilishtin me Vidohovën dhe nuk kanë lejuar asnjë makinë të kalojë rrugën.

Për banorët ka qenë e pakapërcyeshme krimi që shuajti një familje duke vrarë të gjithë fëmijët e saj.

Sipas policisë e cila ka zbardhur motivet e ngjarjes, autori Besim Karaj ka vrarë vëllezërit pasi njëri prej tyre ka pasur lidhje intime me bashkëshorten e tij.

Përpos motivit, banorët shprehen të irrituar për veprimin ekstrem të autorit i cili vrau edhe vëllezërit e tjerë që nuk kishin lidhje me të.

Ndërkohë që Besim Karaj është shpallur në kërkim dhe forca të shumta të policisë prej dy ditësh janë angazhuar për të kryer kapjen e tij.

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit edhe vëllai i tretë i familjes Mulliri i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

k.k/NOA

KOMENTE