English

Vrasja në Tiranë, identifikohet viktima, policia: Kemi një të dyshuar

Tiranë, 31 janar NOA/Update - Identifikohet i riu i cili u ekzekutua me armë rreth një orë më parë pranë një karburanti në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se viktima është Armand Hasani 27-vjeç nga Tirana.

Ai ka mbetur i vdekur në vend pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili mundi të largohej me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë.

Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes ndërsa oficerët e krimit nisën hetimet për të zbuluar motivin dhe autorin e këtij krimi.

Policia deklaroi se aktualisht ka një të dyshuar si autor të ekzekutimit të 27-vjeçarit por për arsye hetimi nuk mund të bëjë të ditur identitetin e tij, ndërsa ai është shpallur në kërkim.

Përsa i përket motivit të vrasjes policia deklaroi se ngjarja është në hetim e sipër dhe aktualisht nuk ka ende një motiv zyrtar.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes për të zbardhur mekanizmin e krimit si dhe të dhëna të tjera rreth autorëve motivit të vrasjes.

k.k/NOA

KOMENTE