English

Bagdad, një grua kamikaze bën masakër

Bagdad, 1 shkurt NOA - Së paku 41 pelegrinë sheitë u vranë dhe 106 mbetën të plagosur sot nga një shpërthim bombe në Bagdat.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Brendshme e Bagdatit e cila njoftoi se një eksploziv i vënë në mesin e një turme pelegrinësh të drejtuar për në qytetin e Qerbelasë së shenjtë ka shkaktuar rreth 41 të vdekur dhe 106 të plagosur.

Midis vdekurve ishin gra dhe fëmijë. Sulmi ndodhi në një vendqëndrimi në periferi të Bagdadit, ndërsa pelegrinët kishin ndaluar për të pushuar.

Sipas një deklarate të komandës ushtarake, "një grua kamikaze zbërtheu rripin e saj me eksploziv shpërthyes në mes të një turme të pelegrinëve gjatë rrugës së tyre drejt Qerbelasë, në rajonin e Bouba Al-Kom, një lagje në veri të Bagdadit".

Pelegrinët udhëtonin për në qytetin e shenjtë për të përkujtuar 5 shkurtin ditën e vdekjes së Imam Huseinit, të birit të Aliut dhe nipit të Muhammedit.

KOMENTE