English

Gjendet duke vdekur një burrë, dyshohet vetëvrasje në rrugë

Tiranë, 1 Shkurt NOA - Një person u gjet në grahmat e fundit të jetës dhe vdiq pak minuta pasi mbërriti në spital, pasi u zbulua nga disa kalimtarë në rrugë, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Viktima, një mashkull me moshë dhe identitet ende të pakonfirmuar, u gjet mbrëmjen e sotme rreth orës 21.00 në Unazë, pranë pikës së karburantit "Alpet".

Dëshmitarët thanë se personi qëndronte i shtrirë duke dhënë shpirt dhe u morën masa për ta dërguar sa më shpejt në spital.

Mjekët thanë se megjithë ndërhyrjen e tyre, shpëtimi ishte i pamundur sepse disa minuta më vonë, viktima humbi jetën.

Nga dyshimet e para, mjekët thanë se viktima ishte i helmuar ndaj policia konfirmoi se nisi hetimet për një vetëhelmim të mundshëm të personit, i cili njihej nga banorë të zonës që thanë se ai shfaqte luhatje mendore.

e.r/NOA

KOMENTE