English

Kandidatët e PDK-së Ramadan Muja dhe Shukri Buja fituan në Prizren dhe Lipjan

Prizren, 1 shkurt NOA - Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por edhe në rezultatet që ka shpallë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kandidatët Ramadan Muja, kryetar aktual i Komunës së Prizrenit dhe Shukri Buja, kryetar aktual i komunës së Lipjanit kanë fituar në zgjedhjet e djeshme dhe për katër vitet e ardhshme do të jenë sërish kryetar të këtyre komunave.

Kandidati i PDK-së për Prizren, Ramadan Muja sipas rezultateve preliminare e fitoi garën me 53.2 për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së për Lipjan, Shukri Buja e fitoi garën 53.7 për qind të votave.

Edhe rezultatet preliminare të monitoruesve të koalicionit të OJQ-ve "Demokracia në Veprim" nxjerrin fitues kandidatët e PDK-së në Prizren dhe Lipjan. Ndryshe fitorja e PDK-së edhe në këto dy komuna e rikonfirmon edhe njëherë këtë parti si partia më e madhe në Kosovë.

Hajdin Islami/NOA

KOMENTE