Krujë, 1 shkurt NOA - Po kthehej në banesën e tij pas një dite të lodhshme pune në tokat e tij, por nuk ka mundur të mbërrijë gjallë.
Ramazan Kullai 70-vjeç lindur e banues në Krujë edhe pse në moshë të thyer nuk hezitonte të jepte kontributin e tij për të punuar tokat.
Kështu edhe dje ka shkuar në arat e tij dhe pasi ka punuar është kthyer për në shtëpi.
Por gjatë rrugës, i moshuari ka rënë në tokë duke mos u ngritur dot sërish.
Kalimtarët e rastit i janë afruar për t'i dhënë ndihmën e parë por ka qenë e kotë pasi Kullai kishte dhënë shpirt.
Për vdekjen e të moshuarit është lajmëruar policia e cila nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat.
Pas hetimeve të para rezultoi se Ramazan Kullai ka gjetur vdekjen nga një atak kardiak.
k.k/NOA