English

Masakra në Devoll, policia rrethon autorin, Besim Karaj zgjat duart drejt prangave

Fushë-Krujë, 1 shkurt NOA/UPDATE-Foto - Autori i dyshuar i masakrës në Devoll ka përfunduar në "duart" e policisë.

Pas rreth katër ditë kërkimesh intensive policia e Korçës ë mbështetur dhe nga forcat speciale të RENEA-s më në fund kanë arrestuar Besim Karajn, i cili dyshohet se vrau me automatik tre vëllezërit ditën e premte në fshatin Vidohovë të Devollit.

Fillimisht u dyshua se Karaj kishte kaluar kufirin duke shkelur në tokën greke gjë e cila bëri të angazhohej edhe policia e shtetit fqinj për arrestimin e tij por në fakt ka rezultuar e kundërta, pasi i kërkuari kishte shkuar deri në Fushë-Krujë për tu shpëtuar prangave të policisë.

Mësohet se ai është rrethuar mesditën e sotme nga forca të shumta të policisë të cilët duket se kanë kërkuar në çdo cep të vendit për gjetjen e tij madje vendosi edhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh për personin që do tregonte vendndodhjen e të kërkuarit.

Pasi është gjendur mes forcave të shumta të policisë, Besim Karaj ka vendosur të vetëdorëzohet duke iu afruar duart prangave.

Besim Karaj akuzohet se qëlloi me breshëri automatiku tre vëllezërit, Xhulian, Taulant dhe Etlevan Mulliri të premten e javës së kaluar.

Dy prej vëllezërve mbetën të vdekur në vend ndërsa më i vogli prej tyre ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

Sipas policisë motivi i këtij krimi ishte lidhja intime e njërit prej vëllezërve me bashkëshorten e autorit.

k.k/NOA

KOMENTE