Zagreb, 1 shkurt, NOA - Pas një prononcimi të tij vetën para pak ditësh mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, një tjetër deklaratë pro kësaj të fundit ka mbërritur nga presidenti në largim i Kroacisë, Stipe Mesiç. Këtë herë, ai ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte njohje e realitetit. Duke shtuar dhe faktin se Kroacia duhet t'i ketë marrëdhëniet korrekte me Kosovën sikurse edhe me shtetet të tjera.
Mesiç nga ana tjetër ka thënë se atij nuk mund t'i vihet barrë tendosja e marrëdhënieve mes Kroacisë dhe Serbisë, pasi Kroacia nuk ka bërë gjë tjetër pos që ka njohur realitetin lidhur me Kosovën, ndërsa ka shtuar se Serbinë askush nuk e detyron ta njohë pavarësinë e saj.
Disa ditë më parë, ai është prononcuar edhe mbi vizitën e Sejdiut në vendin e tij duke thënë se nuk kemi të bëjmë fare me një provokim siç edhe është komentuar.
n.e/NOA