Milano, 1 Shkurt NOA - Në orët e fundit të merkatos gjatë ditës së sotme ekipi i Milanit ka arritur të marrë në ekipin e saj lojtarin e zikaltërve të Interit, Amantino Mancini.
Lojtari është marrë nga ekipi kuq e zi në formë huaje me të drejtë blerjen e kartonit të plotë të tij ku çmimi është caktuar dhe është 5.5 milion euro. Leonardo më në fund arriti të merrte atë lojtar që dëshironte pasi ai kishte kohë që kërkonte një mesfushor krahu me tipare sulmuese dhe Mancini është një lojtar që i ka këto karakteristika.
Në këtë marrëveshje u fol se mbrojtësi i krahut i Milanit, çeku Marek Jankulovski, do të shkonte tek Inter por ai nuk ishte dakord për këtë gjë dhe Galiani administratori i klubit kuq e zi deklaroi ditën e sotme se lojtari do të qëndroj tek Milani.
Zyrtarizmi i blerjes së brazilianit të Interit u bë vetë nga klubi ku në një komunikatë të nxjerrë shkruhej: "A. C. Milan komunikon se ka marrë në formë huaje me të drejtë blerje shërbimet e lojtarit të Interit Amantino Mancini".
r.b/NOA