Dibër, 1 shkurt, NOA - Moti i keq i cili ka shoqëruar gjithë fundjavën dhe madje ditën e parë të javës së re, ka nisur të shfaqë problemet e para serioze në shumë sona të vendit. Kështu, sipas të dhënave që raportohen nga veriu i vendit tregojnë se reshjet e shumta kanë shkaktuar bllokimin e disa komunave në Dibër si dhe mungesën e energjisë elektrike atje që prej mesnatës. Pa energji mësohet se kanë mbetur komunat e Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Maqellarë dhe Shupenzë, atje ku trashësia e dëborës ka arritur në një metër.
Drejtoria e Emergjencave Civile nga ana e saj, si edhe ajo e Rrugëve, ka marrë masa për zhbllokimin e rrugëve si dhe garantimin e kalimit në aksin nacional që e lidh këtë qark me Tiranën.
n.e/NOA