Shkodër, 1 shkurt NOA - Përplas një 65-vjeçar me motorrin e tij, arrestohet i riu.
Aksidenti ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në vendin e quajtur "Lagjja Dodaj", kur 28-vjeçari Muzafer Landa i cili po udhëtonte me motoçikletën tip Dajan, me targa SH 298 D, ka aksidentuar 65-vjeçarin Ramazan Doda.
I aksidentuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje kreu veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe arrestoi 28-vjeçarin Myzafer Landa, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
k.k/NOA