Pogradec, 1 shkurt NOA - Gjendet i vdekur një fëmijë i moshës 13-vjeç pranë depove të armatimit në Vërdovë të Pogradecit.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme kur një 13-vjeçar ka qenë duke luajtuar me një moshatarin e tij pranë depove të armatimit.
Dyshohet se i mituri është vrarë aksidentalisht teksa luante me shokun e tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ndodhet aktualisht për të zbardhur rrethanat e vdekjes së fëmijës.
Policia dyshon se 13-vjeçari është vrarë aksidentalisht por ende nuk la lëshuar një version zyrtar, ndërsa shtoi se po vazhdon hetimet.
k.k/NOA