Londër, 1 shkurt, NOA - Kur Uinston Çurçill do ta linte përgjysmë një takim urgjent të qeverisë pasi nazistët arritën në Leningrad në vitin 1941, ndoshta nuk imagjinuar se gati shtatëdhjetë vjet më vonë, puroja e tij do të shitej në një ankand për 5.000 euro. Sipas mediave britanike, ankandi është zhvilluar në Hertfordshire, pranë Londrës dhe çmimi duke filluar për një puro, mbi të cilën ishte gdhendur emri i kryeministrit britanik, ishte 400 Euro.
Puroja e tij i është marrë Çurçillit në dhomën e tij në Douning Street, nga shërbëtori i tij i cili e mori dhe ia dha një miku, siç shkruhet në një fletë të Douning Sreet:
"Jack, me dashuri nga Nellie. Një dhuratë e vogël për të kujtuar një ditë të njeriut më të madh që jetoi ndonjëherë në Angli", mësohet t'i ketë shkruar ai mikut të tij, ndërsa e ka mbajtur atë deri në vdekjen e tij në vitin 1987.
Atëherë ky objekt është mbajtur në një sirtar nga vajza e tij, derisa doli në ankand.
n.e/NOA