English

Rama inspekton punimet në bulevardin "Zhand d'Ark"

Tiranë, 1 shkurt NOA - "Plot 6500 metra katrorë gjelbërim dhe hapësirë çlodhëse për një komunitet të tërë në këtë zonë periferike të Tiranës, si një dëshirë e kahershme e komunitetit dhe si një premtim i mbajtur, besoj se janë një tjetër shprehje kuptimplotë e Tiranës që ne po rindërtojmë në çdo bllok banimi dhe njëkohësisht edhe një shembull i një angazhimi të pandërprerë për ta transformuar cilësisht jetën e komunitetit të kryeqytetit, pavarësisht pengesave të jashtëzakonshme dhe të panevojshme në rrugën tonë, nga ana e një qeverie që nuk e ka haberin e punëve, e nevojave dhe mbi të gjitha e shpresave të qytetit tonë".

Kështu u shpreh sot Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve për "Rikualifikimin Urban të Lulishtes përballë Maternitetit të Ri".

Projekti i rehabilitimit konsiston në rikualifikimin e hapësirave urbane në zonën përballë Maternitetit të Ri, midis pallateve dhe bulevardit Zhan d'Ark, pajisjen e sheshit me elementë të mobilimit urban, me karakter çlodhës, pajisjen me elementë të ndriçimit,

elementë të gjelbërimit: (pemë të larta 3-4 metra, sipërfaqe me bar, shkurre të disa llojeve dhe ngjyrave),

Projekti financohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, me vlerë 44.055.673 lekë.

k.k/NOA

KOMENTE