English

Rusia kundër integrimit të veriut të Kosovës: S'ka bazë ligjore

Beograd, 1 shkurt, NOA - Planet për integrimin e veriut të Kosovës "nuk kanë bazë ligjore". Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ambasadori i Rusisë në Beograd, i cili në këtë mënyrë ka shprehur edhe mendimin e qeverisë së tij lidhur me çështjen e Kosovës. Konuzin ka rikujtuar se kjo temë kohë më parë është diskutuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara dhe ka ritheksuar qëndrimin rus se "Rezoluta 1244 është bazë për procesin negociator mbi statusin e ardhshëm të Kosovës".

Këto plane për integrimin e veriut të Kosovës, sipas Konuzinit, janë hartuar jashtë bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk kanë marrë pëlqimin e askujt.

Për këtë arsye, sipas ambasadorit të Rusisë në Beograd, vendi i tij i konsideron ato të papranueshme dhe do t'i injorojë në tërësi.

Në përfundim, ai deklaroi se tema e integrimit të veriut të Kosovës në vetvete nuk është aspak aktuale.

n.e/NOA

KOMENTE