Porto Prince, 1 shkurt, NOA - Ushtria amerikane do të rifillojë së shpejti procesin e transportimit të të lënduarve gjatë tërmetit në Haiti. Fluturimet në fakt u ndaluan të mërkurën, pasi Florida, aty ku edhe janë dërguar shumica e viktimave, njoftoi për mungesë kapacitetesh për vendosjen dhe trajtimin mjekësor të të lënduarve.
Nga ana e tij, guvernatori i Floridës, Charlie Crist ka kërkuar një shpërndarje më të drejtë të ndihmave financiare për të lënduarit e Haitit.
Gjatë shpalljes së vazhdimit të fluturimeve, Shtëpia e Bardhë, tha se "partnerët" e brendshëm dhe të jashtëm kanë dhënë siguri se ka "kapacitete plotësuese" për trajtimin e të plagosurve.
n.e/NOA