English

Trafiku i fëmijëve, 10 amerikanë dalin në gjyq para haitianëve

Porto Prince, 1 shkurt, NOA - Një grup prej dhjetë amerikanësh pritet që të dalë sot në gjyq para autoriteteve të Haitit, pasi akuzohen për trafik fëmijësh. Ngjarja pritet të ndodhë në kryeqytetin haitian, Porto Prince pasi personat e lartpërmendur janë arrestuar ndërsa po kalonin kufirin me një autobus të mbushur me fëmijë të mbetur jetimë pas tragjedisë së tërmetit drejt Republikës Dominikane.

Amerikanët bënin pjesë në një grup humanitar krishterë dhe këmbëngulin se 33 fëmijët ishin jetimë dhe thonë se ata po dërgoheshin në një jetimore në Republikën Dominikane fqinje, ndërsa në autobusin e tyre policia zbuloi 35 fëmijë nga mosha një muaj deri në 12 vjeç.

Por nga ana e saj, policia haitiane thotë se asnjë prej këtyre fëmijëve nuk kishte dokumentacion që dëshmonte se janë vërtetë jetimë dhe janë hedhur dyshime se këta amerikanë në fakt ishin duke ushtruar trafik të miturish duke transportuar të miturit haitianë.

Për këtë arsye, janë vendosur kontrolle të rrepta të lëvizjes së fëmijëve nga vendi menjëherë pas tërmetit.

n.e/NOA

KOMENTE