English

Vizat, Berisha: BE do sjellë ekspertë në Shqipëri të monitorojnë proçesin

Tiranë, 1 shkurt NOA - Kryeministri, Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Liberalizimin e Vizave se në Shqipëri pritet të vijnë një grup i ri ekspertësh nga Bashkimi Evropian për të monitoruar nga afër arritjet që po bën qeveria në kuadër të kërkesës shqiptare për liberalizimin e vizave me vendet evropiane. "Ne presim një grup të ri ekspertësh evropianë që vijnë për të inspektuar për tu njohur me progresin e bërë për ta prekur në vend progresin në përmbushje të kushteve për këtë liberalizim" tha Berisha i cili shtoi se liberalizimi i vizave mbetet detyrë prioritare e qeverisë dhe se një progres shumë të madh ka njohur procesi i dokumenteve biometrike.

Sipas kryeministrit janë plotësuar kërkesat për udhërrëfyesin e vizave dhe se lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptar në BE pa viza, është një detyrë prioritare për të gjitha ministritë. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror, kryeministri Berisha foli edhe për miratimin e ligjit për skafet që sipas tij pritet të bëhet brenda këtij muaji në Kuvend.

k.k/NOA

KOMENTE