English

Vodhi librarinë, kapet autori që iu gjetën gjurmët brenda saj

Lezhë, 1 shkurt, NOA - Para dy muajsh do të vidhte librarinë e qytetit të Lezhës, e që atëherë, autori i kësaj ngjarje do të bridhte i lirë megjithëse ndaj tij rëndonin akuzat e prokuororisë se ishte i dyshuari kryesor. Por vetëm dje, forcat e policisë së Lezhës kanë mundësuar kapjen e 18-vjeçarit Klodian Berisha, lindur në Fushë-Krujë dhe banues në qytetin e Lezhës.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Lezhës, sipas të cilave nga akti i ekspertimit daktiloskopik nr.842, të datës 28.01.2010, është arritur në konkluzionin se gjurmët e gjetura, si provë materiale në vendin e ngjarjes së vjedhjes së librarisë së qytetit të Lezhës, janë lënë pikërisht nga i lartpërmenduri.

n.e/NOA

KOMENTE