Romë, 2 shkurt, NOA - Massimiliano Allegri ka mundur që të zgjidhet si drejtuesi më i mirë i një klubi futbolli në Itali. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat sportive italiane, të cilat kanë komentuar se është pikërisht trajneri i Cagliarit, ai që ka fituar çmimin për trajnerin më të mirë të vitit në Itali - "Banka e Artë". Sipas tyre, ky përbën një vlerësim të punës së shkëlqyer të Allegrit, i cili ka arritur të bëjë një punë të madhe me ekipin e Cagliarit, i cili aktualisht mban pozitën e nëntë në tabelë, por është vetëm gjashtë pikë larg vendit të katërt.
Gazetarët italianë kanë pohuar e për të zgjedhur trajnerin më të mirë ata nuk janë nisur nga fakti që duhej medoemos që ai të drejtonte një skuadër të madhe, sesa aftësia për të ndryshuar gjërat, qoftë kjo edhe në një ekip të vogël.
Kjo sipas tyre, duket edhe nga fakti që më garën për trajnerin më të mirë të vitit, 42-vjeçari ka arritur të mposhtë madje edhe Jose Mourinhon e madh. "Jam i lumtur për këtë çmim, nuk mendoj se kam qenë në duel me Mourinhon. Nuk jam i lumtur që dola para tij, por për faktin se trajnerë të shkëlqyer votuan për mua", është shprehur Allegri pasi është njohur me çmimin e madh.
n.e/NOA