English

Bën aksident me makinën pa dokumente, e braktis pas rënies në arë

Fushë Krujë, 2 Shkurt NOA - Ka pësuar aksident duke dalë nga rruga me makinën e tij dhe kur ka përfunduar në një arë e ka braktisur mjetin që ishte pa dokumente të rregullta por është rikthyer dhe tani procedohet penalisht.

Burime policore i thanë sot agjencisë NOA se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në ne segmentin rrugor Fushë Krujë - Laç e pikërisht në Gramës.

A.Q., 24 vjeçar, lindur e banues në Fushë Arrëz të Pukës, në kohen kur drejtonte automjetin e tij tip "Benz" me targa të huaja TO 7400 YV, si rezultat i shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për rrjedhojë automjeti ka përfunduar në një arë në anë të rrugës dhe është braktisur nga drejtuesi i tij, i cili është rikthyer mëngjesin e sotëm.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet, tha se filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.Q., për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Por policia saktësoi se nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti kishte edhe mangësi në dokumentacion, ndaj materialet procedurale të kryera iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.

a.a/e.n/NOA

KOMENTE