Pekin, 2 shkurt, NOA - Ministria e Financave e Irakut ka deklaruar se Kina ka arritur që të bjerë dakord për shlyerjen e një sasie prej 80 % të borxhit që i kishte deri tani. Bëhet fjalë për masën prej 80 % të borxhit të akumuluar prej 8.5 miliardë dollarë, mbi të cilën është nënshkruar një marrëveshje mes dy palëve.
Ndër të tjera, deklarata e lëshuar mbi një fakt të tillë pohon se të dyja vendet kynë hyrë në marrëveshje tregtare me vlerë prej 3.8 miliardë dollarë në vitin 2009. Ndërsa lompania shtetërore kineze e naftës CNPC ka kontraktuar disa marrëveshje të mëdha në sektorin e naftës në Irak që nga fillimi i luftës në vitin 2003.
n.e/NOA