English

Bosnjë, aksion i furishëm policor në vendbanimet e vehabistëve

Sarajevë, 2 shkurt, NOA - Pasi ka arrestuar ish-komandantin ushtarak mysliman të Bosnjës, Zulfikar Alispago, i dyshuar për vrasjen e 22 civilëve kroatë gjatë luftës në periudhën 1992-1995, policia e Bosnjës ka bllokuar sot një vendbanim të vehabistëve në këtë vend. Bëhet me dijeni se afro 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë sot në mëngjes e kanë bllokuar fshatin Gornja Maoça, në komunën e Bërçkos, në të cilin jeton bashkësia më e madhe e vehabistëve në Bosnjë-Hercegovinë.

Ky aksion policor ka qenë me përmasa të gjera, me argumentimin se ka për qëllim identifikimin e personave që paraqesin kërcënim për sigurinë shtetërore. Ky fshat është një vend krejtësisht i izoluar, ndërsa rruga për në fshat është pothuajse e pakalueshme dhe udhërrëfyesit drejt tij janë të shkruar në gjuhën arabe.

n.e/NOA

KOMENTE