Durrës, 2 Shkurt NOA - "Më kanë rrahur në mes të rrugës duke më goditur pa mëshirë por se kush ma bëri këtë nuk e di ndaj më ndihmoni".
Këtë kërkesë ka bërë sot një 42-vjeçar nga komuna Gjegjan e Pukës, i cili i gjendur në zonën e plazhit të Durrësit, është përballur me dhunë fizike për të cilën thotë se nuk i njeh arsyet.
Komisariati i Policisë së Durrësit konfirmoi se "ka marrë denoncimin nga shtetasi N.P., i cili pretendon se në lagjen Nr. 13, është goditur e rrahur nga një person i paidentifikuar".
Lidhur me ngjarjen, policia tha se u kryen veprimet e para hetimore lidhur dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe shkaqet e dhunës.
Policia tha se materialet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës, për momentin, pa një autor të identifikuar.
e.n/NOA