Tiranë, 2 shkurt, NOA - USAID-i do të vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave për reformat e ndërmarra. Një fakt të tillë e ka deklaruar drejtori i ri i këtij organizmi në Tiranë, Jozef Uilliams gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Ky i fundit pasi i uroi punë të mbarë drejtorit të ri të USAID-it, vlerësoi asistencën dhe rolin aktiv të USAID-it në Shqipëri. Meta theksoi se organizmi i USAID-i, nëpërmjet programeve të ndryshme, ka ndihmuar konkretisht në arritjen e progresit në disa aspekte të rëndësishme të reformave në Shqipëri si lufta kundër korrupsionit, prokurimet publike, regjistrimi i biznesit, one-stop shop, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore etj.
Nga ana e tij, Uilliams falënderoi për urimet e mirëseardhjes dhe siguroi se Gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal për të thelluar më tej bashkëpunimin midis USAID-it, qeverisë shqiptare dhe shoqërisë civile edhe në fusha të tilla si qeverisja vendore, tatimet, transparenca dhe teknologjia e informacionit.
n.e/NOA