English

Gangsteri i burgosur jep informacione nëpërmjet Facebook

Londër, 2 Shkurt NOA - Një gangster tepër i rrezikshëm i cili ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë vazhdonte të drejtonte perandorinë e tij mafioze nëpërmjet informacioneve që jepte nga Facebook.

Në dy muajt e fundit Colin Gunn i cili ishte një "padrino" i dënuar për vrasjen e një çifti të moshuar, me 35 vjet heqje lirie, vazhdonte t'i mbante kontaktet e tij me 565 miqtë e tij në Facebook.

Në rrjetin më të famshëm social në botë, Colin Gunn arrinte të jepte informacione të nevojshme për pjesëtarët e grupit të tij të cilët ndodheshin jashtë atij ambienti.

Krahas saj ai dërgonte dhe mesazhe kërcënuese në drejtim të armiqve të klanit të tij mafioz.

r.b/NOA

KOMENTE