English

Inter, dy goditje në fund të merkatos

Milano, 2 Shkurt NOA - Kampionët e Italisë i kanë habitur të gjithë me lëvizjet e tyre në merkato ku këtë herë vetëm në orët e fundit ata arritën të merrnin shërbimet e dy lojtarëve.

Zikaltërit hoqën dorë nga tratativa me ekipin e Lazios për Ledesmën pas një kohe të gjatë dhe u hodhën në sulm për të marrë Fabio Simplicon, mesfushorin e Palermos i cili me sa duket në këto orë është në Milano për të nënshkruar kontratën e tij e cila do ta çojë atë në radhët e ekipit të Mourinjos ku ky i fundit ka shfaqur interes për lojtarin.

Krahas Simplicos Inter ka arritur të marrë dhe një lojtar tjetër i cili mban emrin e McDonald Mariga, që në orët e fundit flitej për kalimin e tij tek Manchester City, por Inter duket se është treguar më e shpejtë dhe ka marrë shërbimet e lojtarit të Parmës në zotërim të saj.

Me sa duket në drejtim të klubit emilian ka shkuar një shifër prej tre milion eurosh plus bashkëpronësia e lojtarit që ndodhet nën pronësinë e Interit por në radhët e Parmës, Biabiany.

r.b/NOA

KOMENTE