English

Kina: Obama po takoi Dalai Lamën, do të prishet me ne

Pekin, 2 shkurt, NOA - Një takim i mundshëm mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe përfaqësuesit shpirtëror të tibetianëve, Dalai Lama, do të dëmtonte rëndë bazat e raporteve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një fakt të tillë e ka deklaruar udhëheqësi i lartë i Partisë Komuniste të Kinës, Zhu Veiçun, sipas të cilit një takim i tillë do të jetë i paarsyeshëm dhe i padobishëm. Sipas Veiçunit, ky takim ka për t'i dëmtuar seriozisht themelet politike të marrëdhënieve kinezo-amerikane.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për shtyp në të cilën theksoi gjithashtu se nuk ka pasur progres në bisedimet me të dërguarin e Dalai Lamës, lidhur me ndryshimet në statusin e Tibetit.

Kina ka kumtuar se sovraniteti i Pekinit ndaj Tibetit është i pakontestueshëm.

Ndërkaq, lidhur me spekulimet për mundësinë e takimit të Dalai Lamës me presidentin Obama deri tani nuk ka asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë.

Të mos harrojmë se më fundjavë Kina ka kërcënuar SHBA-në me sanksione për shkak të një marrëveshje për shitjen e armëve në Tajvan, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh.

n.e/NOA

KOMENTE