Hollivud, 2 shkurt, NOA - Marrëdhënia e nisur një vit më parë mes Madonës dhe brazilianit Jezus Luz ka shkuar drejt fundit. Lajmi bëhet i ditur nga revista amerikane "Ueekly". Vetë Madonna ka deklaruar fundin e lidhjes duke thënë se "ndërmjet tyre nuk ka më tema për të biseduar".
Sipas revistës amerikane "Ueekly", Madonna ka filluar të takojë një prej ish-të dashurve të saj, lojtarin e bejzbollit Alex Rodriguez, në shtëpinë e të cilit ka kaluar dhe fundjavën.a.k/NOA