English

Liverpul nuk heq dorë nga Benitez

Londër, 2 Shkurt NOA - Ekipi i Liverpulit duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga tekniku spanjoll, Rafa Benitez. Kjo gjë ka ardhur e konfirmuar nga vetë klubi, pas zërave të shumtë që flisnin për një largim të tij në qershor dhe sidomos në lidhje me Juventus ku sipas medieve ai kishte një marrëveshje të tillë që do të transferohej tek ky klub në muajin qershor.

Për të përgënjeshtruar këto zëra ka menduar drejtori i përgjithshëm i klubit të Liverpulit Christian Purslow i cili është shprehur:

"Ne nuk e marrim në konsideratë një të ardhme pa Benitez, kemi një projekt 5 vjeçar si me atë dhe me lojtarët e ekipit dhe aty nuk përfshihet asnjë largim, qoftë ai për Benitez dhe po e njëjta gjë dhe për lojtarët", - u shpreh ai duke e qartësuar përfundimisht këtë çështje.

Në lidhjen me zërat që flisnin për një transferim të mundshëm në radhët e Juventus ai ka deklaruar se është tepër normale që klubet e mëdha të jenë në ndjekje të një tekniku të madh, kështu që për të nuk ka asgjë për tu çuditur.

Me këtë deklaratë duket se tekniku Iberik do të qëndrojë edhe vitin tjetër në ekipin e "Reds" pasi projekti i Liverpulit përfshin pikërisht dhe Rafa Benitez.

r.b/NOA

KOMENTE