English

Mali i Zi kërkon bashkëpunim për mbrojtjen e mjedisit

Presidenti pret Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Prof. Momir D. Gjuroviç

Tiranë, 2 Shkurt NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Prof. Momir D. Gjuroviç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Prof. Gudar Beqiraj dhe Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Zheljko Peroviç.

Topi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve të dijes dhe shkencës në fusha të ndryshme si kërkimi shkencor, projekte të përbashkëta integrale për ekosistemin e njëjtë që ndajmë në veri me Liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe gjithë pellgun ujëmbledhës, etj.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve miq dhe fqinj si dhe nivelin e lartë të dialogut politik, duke vënë në pah faktin se popujt tanë janë orientuar tërësisht drejt integrimit në gjirin e familjes së madhe evropiane. Presidenti shprehu mbështetjen e plotë institucionale dhe personale për organizmin e konferencave të përbashkëta dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi të frytshëm akademik e shkencor.

Nga ana e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Prof. Momir D. Gjuroviç, pasi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojës mes dy akademive me anë të marrëveshjeve dypalëshe.

Ai u ndal në studimet integrale ujore, shfrytëzimin e ekosistemit, ruajtjen e ambientit në të mirën reciproke të dy vendeve tona si dheu shpreh për organizimin e konferencave të përbashkëta me akademikë nga të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë.

e.r/NOA

KOMENTE