Tiranë, 2 shkurt, NOA - Nesër në Tiranë do të kryejë një vizitë pune njëditore presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave personaliteti i lartë i legjislativit gjerman do të zhvillojë takime politike me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjithashtu, Lammert do të marrë pjesë edhe në hapjen e zyrës së fondacionit "Konrad Adenauer" në Tiranë.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Bundestagut viziton Shqipërinë. Ai ka qenë edhe në vitin 2008, ku madje ka mbajtur një fjalim në seancë plenare para deputetëve shqiptarë.
Nga ana e saj, kryeparlamentarja Topalli e ka cilësuar shpesh në fjalimet e saj të frytshëm bashkëpunimin mes parlamenteve të të dyja vendeve tona.
n.e/NOA