Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një takim mirëseardhjeje Drejtorin e ri të USAID-it në Tiranë, Josepf Williams.
Tiranë, 2 shkurt NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një takim mirëseardhjeje Drejtorin e ri të USAID-it në Tiranë, Josepf Williams. Në këtë takim, z. Williams shoqërohej nga Ambasadori amerikan në Tiranë, z. John Withers, II.
Meta vlerësoi asistencën dhe rolin aktiv të USAID-it në Shqipëri. Ai theksoi se USAID-i, nëpërmjet programeve të ndryshme, ka ndihmuar konkretisht në arritjen e progresit në disa aspekte të rëndësishme të reformave në Shqipëri si lufta kundër korrupsionit, prokurimet publike, regjistrimi i biznesit, one-stop shop, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, etj.
Kurse z. Williams falënderoi për urimet e mirëseardhjes dhe siguroi se USAID-i do të vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave për reformat e ndërmarra.
Gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal për të thelluar më tej bashkëpunimin midis USAID-it, qeverisë shqiptare dhe shoqërisë civile edhe në fusha të tilla si qeverisja vendore, tatimet,transparenca dhe teknologjia e informacionit.
e.r/NOA