English

Miratohet blerja e helikopterëve nga Eurocopter, Imami: Eshtë detyrim i NATO-s

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka miratuar sot me shumicë votash blerjen e disa helikopterëve për llogari të qeversië shqiptare.

Projekti i bërë publik edhe nga kryeministri Berisha para pak kohësh, u mbështet nga deputetët dhe specialistët e ministrisë së Mbrojtjes me argumentin se ai përbën një detyrim të Aleancës së Atlantikut ku Shqipëria aderon me të drejta të plota.

"Blerja është bërë për forcat paqeruajtëse dhe parashikohet si një detyrim i NATO-s. Por helikopterët, duhen edhe për emergjenca civile", ka pohuar lidhur me një fakt të tillë ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Në këtë mënyrë, ai ka dalë në mbrojtje të blerjes së helikopterëve nga pala shqiptare prej firmës Eurokopter, fakt ky që është kundërshtuar nga opozita, duke e cilësuar si një blerje të shtrenjtë për buxhetin e shtetit.

Kryeministri Berisha para pak kohësh, i pyetur nga gazetarët ka bërë me dije se është e vërtetë që është bërë një tender për blerjen e helikopterëve.

"Tenderi është kryer në përputhje më të gjitha rregullat dhe ligjet e Shqipërisë dhe këtë tender e ka fituar një konsorcium franko-gjerman, ndër më të mëdhenjyë në Evropë dhe në botë që ndërton Air Bus, Eurocopter", ka deklaruar Berisha në fjalën e tij.

Në garë për blerjen e këtyre helikopterëve ishin dhe italianët e Agusta (grupi Finmeçanica) dhe amerikanët e Sikorsky, filial i grupit United Technologies.

n.e/NOA

KOMENTE