Shkup, 2 shkurt, NOA - Shefi i misionit vëzhgues i OSBE-së në Shkup, Hoze Luis Herero, deklaroi se gjuha maqedonase duhet të mësohet në tërë territorin e vendit. Sipas tij, më e dëshirueshme është që mësimi i gjuhës të fillojë nga klasa e parë. Ai në një intervistë për "Kanal5" theksoi se, edhe gjuha shqipe duhet të mësohet në tërë territorin e shtetit, posaçërisht në komunat në të cilat shqiptarët janë mbi 21 për qind.
Ditë më parë, komisari i lartë i pakicave, Knut Volebek i ka kërkuar qeverisë së Maqedonisë të shtyjë vendimin për mësimin e maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë që nga klasa e parë.
Në një letër dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski, komisari i lartë i pakicave, Knut Volebek, ka bërë të ditur se strategjia e hartuar nga OSBE-ja, parasheh edhe mësimin e shqipes nga nxënësit maqedonas, të cilët jetojnë në zonat ku shumicë janë shqiptarët. Kjo letër ka shkaktuar reagime të ndryshme.
NOA-INA