English

Papandreu mbledh liderët e partive për borxhet: Kursimi të jetë në maksimum

Athinë, 2 shkurt, NOA - Kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu ka premtuar se qeveria e tij do të jetë e vendosur në përpjekjet për rregullimin e problemeve me buxhetin.

Për këtë, ai ka ftuar sot në bisedime të veçanta liderët e partive në vend për të trajtuar krizën e thellë ekonomike dhe për të vënë vendin larg nga spekulimet.

Takimet do të mbahen sot pasdite, duke u cilësuar si mjaft i domosdoshëm për krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin.

"Samiti i Financave është një "obligim kombëtar", deklaroi Papandreu para deputetëve në parlamentin e Athinës.

Më pas, ai u kërkoi të gjitha partive politike që të mbështesin kursin e kursimeve, në mënyrë që të mos lejohen shpenzimet e tepruara.

Sipas të dhëave aktuale, borxhet e reja të Greqisë janë rritur vitin e kaluar në 12.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkaq, për shkak të shkeljes së rregullave financiare të stabilitetit të euros, Greqia është nën mbikqyrje të shtuar të Bashkimit Evropian dhe duket se një gjë e tillë i kushton së tepërmi asaj, duke vendosur që gjendja e saj të ndryshojë dhe mos përmendet vetëm për keq.

n.e/NOA

KOMENTE