Varshavë, 2 shkurt, NOA - Pianisti polak, Romuand Koperski ka thyer rekordin botëror duke mbajtur një koncert të gjatë prej 103 orë e 8 sekonda, rekord ky i mbajtur deri tani nga hungarezi Charles Bruner me 101 orë e 7 minuta. "Nuk ka torturë më të keqe se pamundësia për të mos fjetur". Me këto fjalë, pianisti polak Romuand Koperski ka komentuar rekordin botëror, pasi ka dhënë një koncert të gjatë prej 103 orësh dhe 8 sekonda në Gdansk, në veri të Polonisë.
Gjatë kësaj maratone rraskapitëse muzikore, Koperski mund të pushonte vetëm pesë minuta çdo orë, siç kërkohet nga rregullat e Gines, dhe ka tentuar të hajë ose të pijë sa më pak të jetë e mundur për të shmangur çdo humbje kohe.a.k/NOA