English

Rasmussen: NATO mbështet paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Bruksel, 2 shkurt, NOA - NATO mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, përfshi këtu edhe integrimin e të gjitha bashkësive në shoqërinë kosovare. Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Rasmussen, sipas të cilit ky institucion do të vazhdojë angazhimin e saj për paqe dhe stabilitet në shtetin më të ri të Evropës. Rasmussen bëri të ditur ndër të tjera se Kosova dhe roli i KFOR-it atje, krahas Afganistanit dhe çështjeve tjera të sigurisë, do të jetë një prej temave kryesore në takimin e ministrave të Mbrojtjes, i cili të enjten dhe të premten zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Gjithashtu, gjatë takimit me gazetarët në Bruksel, Rasmusen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejme të KFOR-it, pavarësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë.

n.e/NOA

KOMENTE