Valbormida, Itali, 2 Shkurt NOA - Gjykata në Valbormida të Italisë ka dhënë sot dënim për shqiptarët të cilët masakruan për vdekje shtetasin Roberto Siri 37 vjeç më datë 2 shkurt të para dy vitesh përpara ambienteve të spitalit të San Giusepes për motive banale.
Bëhet fjalë pikërisht për Samul Costa i cili u dënua me 24 vjet e 2 muaj heqje lirie Orges Goxhaj me 21 vjet dhe Ervin Zela me 16 vjet e një muaj.
Shqiptari tjetër i cili ishte pjesëmarrës në këtë masakër ishte Arjan Quku i cili mundi të artisej gjatë arrestimit që kreu policia për këto shtetas.
Për të gjykata ka marrë vendimin e një shpërblimi për qytetarët për çdo informacion rreth tij.
Ata kanë vënë në dispozicion një shumë prej 170 mijë eurosh për kapjen e Arjan Qukut shqiptarit të arratisur.
r.b/NOA