English

Sondazhi: "Mësuesi im është alien", e thonë 75% e fëmijëve

Uashington, 2 shkurt, NOA - A ekzistojnë alienët? Sipas një sondazhi të kryer nga Tëentieth Century Fox, 1 në 1000 fëmijë të moshës 5 deri 16 vjeç, kanë dyshime. Sipas tyre, të huajt jo vetëm ekzistojnë, por tashmë sipas tyre janë mes nesh. Shumë prej fëmijëve edhe pse nuk mund të argumentojnë pretendimet e tyre me prova të besueshme, janë të bindur se alienët kanë filluar të pushtojnë planetin tonë shumë kohë më parë. Ku janë ata? Në shumicën dërrmuese gjenden në institucionet shkollore.

"Ky profesor është tamam një alien". Rreth 75% e nxënësve janë të bindur se të paktën një nga mësuesit e tyre, ka qenë objekt i një qenie inteligjente aliene, i pushtuar prej tyre.

Pushtimi është plotësisht paqësor. 72% e të pyeturve besonin se krijesat nga hapësirat e jashtme janë krejtësisht paqësore, edhe pse askush nuk duket se ka asnjë ide se pse ata erdhën në botën tonë.

Rezultati i sondazhit nuk e ka habitur Laverne Antrobus, psikolog për fëmijë dhe prezantues televiziv.

"Fëmijët, - tha eksperti - kanë një imagjinatë të gjallë dhe shpesh trillojnë gjëra që ne të rriturve na duken absurde".

Injoranca, është arma që alienët përdorin kundër njerëzimit.

Hulumtimi ka lejuar të shihet fillimisht shih ne çfarë niveli është përgatitja e nxënësve të anketuar. Mbi 90% e të anketuarve të moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç nuk dinë emrat e planetëve që përbëjnë sistemit tonë diellor.

"Është faji i mësuesve alienë, të prirur për të bërë më progresivisht injorantë që të marrin në mënyrë të lehtë kontrollin e botës tonë", ka shtuar psikologu.

a.k

KOMENTE